
Më tej, ai ka treguar se kasti i VIP-ave është gati dhe është vendosur një datë e re për fillimin e spektaklit. Sakaq, Alaudini ka rrëfyer se përveç Olti Currit do të jetë edhe një tjetër opinioniste. Gjithashtu, sipas Hamitit, edhe në spektaklin “Post Big Brother VIP” do të jetë në krye një prezantuese shumë e dashur nga publiku.
“Ne e kemi vendosur kastin, janë shumë intetrsant. Ideja ka qenë të fillojë në fund të tetorit, por kemi vendosur një datë tjetër që nuk mund ta them sepse do të merren me të nga kjo intervistë. Kastin e kemi nuk mund të presim edhe shumë gjatë, vetëm disa finalizime të fundit. 200 mijë euroshin e kemi, shtëpia është gati.
Është Olti Curri dhe do të jetë një opinioniste nga Kosova, që nuk dua ta zbulojë se nuk është finalizuar. Po besoj që diku nga java e ardhshme do ta bëjmë publike. Do të kemi edhe emisionin ‘Post BB VIP” me një prezantuese shumë të dashur nga publiku, që nuk mund ta them”, tha ai.
Leave a Reply