PS brenda 10 ditësh dorëzon ligjin k undër sp iunëve në p.olitikë dhe Kodin Zgjedhor, ja cilet p.olitikane do te jene jashtë P.arlamentit

Mazhoranca socialiste do dërgojë brenda 10 ditëve të fundit dy projektligjet për ndryshimet në ligjin e Partive Politike dhe Kodin Zgjedhor në kuadër të spastrimit të funksionarëve të pushtetit lokal e qendror, deputetë, apo kandidatëve të lidhur në të kaluarën me ish-Sigurimin e Shtetit të diktaturës komuniste. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kjo nismë mbështetet dhe nga partia më e madhe opozitare PD, që kërkon hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe ndalimin e personave të lidhur me organin më famëkeq të sistemit të kaluar politik. Deputetët e mazhorancës mbështetën dhe kërkesën e PD për të kthyer në muze përkujtimorë ish-burgun e Spaçit dhe ish-kampin e Internimit të Tepelenës.

Megjithatë, socialistët nuk pranojnë kërkesën e kreut të grupit parlamentar të selisë blu, ndalimin e vendosjes së simboleve të komunizmit. Nëse miratohen 3 propozimet e mësipërme, dy liderët e opozitës, ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha r.rezikojnë të përjashtohen nga politika. Meta akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe për të fshehur lidhjet ka ndryshuar mbiemrin, ndërsa Berisha ka qenë për 22 vite anëtar i Partisë së Punës të Shqipërisë, që instaloi regjimin diktatorial duke e drejtuar vendin për 48 vite me radhë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*