“Publikut nuk i duhet lënë më në dorë vendimmarja”, gazetarja Beti Njuma për “DWTS”: Nuk fitoi më i miri

Gazetarja e njohur Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me fitoren e Sara Hoxhës në Dancing with the stars.

“Sara e mirë por Elhaida e shkëlqyer! Përfundimi: publikut nuk i duhet lënë më në dorë vendimmarrja. Me tifozllikun e verbër televotuesit, që duhet të kenë qenë të shumtë edhe nga Kosova (a thua se kjo ishte një garë patriotizmi) i hoqën nga duart kupën një artisteje të kompletuar si Elhaida Dani që e meritonte trofeun e Dancing with the stars.

Ajo shkëlqeu që në fillim dhe e ruajti ritmin në mënyrë konstante, javë pas jave. Mori çdo javë votat maksimale të jurisë. Pavarësisht padrejtësisë, Elhaida për mua është fituesja morale ndonëse garën tek ne nuk e fiton më i miri!” shkruan Njuma .

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*