“Shqiptarët të ndryshojnë urgjent kartat e identitetit”, gazetari Hoxha: Hakerat iranianë kanë marrë hipotekat dhe serverat e bankave, r rezikojme…

Gazetari Artan Hoxha thotë se hakerat iranianë kanë vjedhur edhe të dhënat e hipotekave dhe serverat e shërbimeve bankare.

Sipas tij, shqiptarët janë tashmë të r.rezikuar pasi shtetas të huaj mund të bëjë një sërë blerjesh “online” me të dhënat e shqiptarëve, ndaj është domosdoshmëri ndryshimi i ID-ve.

“Ne jemi në vështirësi, ata janë futur thellë në sistemin tonë. Irani duke patur përballë një lojtar si Izraeli, duke patur një armik të deklaruar si SHBA ata kanë investuar shumë në këtë fushë. Ata për 14 muaj kanë marrë çdo server. Kanë boshatisur çdo gjë, se ne kemi qenë totalisht të pambrojtur.

Qeveria shqiptare as nuk e merr guximin ta pranojë këtë fakt. Ne nuk kemi investuar për sigurinë. Telefonatat e para vijnë nga personazhet e botës së k.rimit. Çfarë të dhënash kanë për ta? Kush është informatori? Ata kanë marrë hipotekat dhe serverat e shërbimit bankar. Ne duhet të ishim të mbrojtur, ata na kanë dëmtuar aq keq se kanë arritur të futen thellë në të dhënat tonë.

Ata na kanë dëshmuar se çfarë kanë marrë. Ata kanë ID, numrin e sigurimeve shoqërore, kanë fotografitë tona. Një shtetas në botë mund të bëjë blerje me të dhënat e shqiptarëve. Ne duhet të ndryshojmë të dhënat e ID. Praktikisht të gjithë bankën tonë të dhënave ua kemi dhënë atyre.

Kjo është e frikshme kjo që ndodh dhe po mundohemi ta kalojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Me të gjithë të dhënat tona, janë vjedhur dhe s’po mban njeri përgjegjësi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*