“Sillet si boss dhe miliarder, s’të llogarit fare, të mbyll telefonin” Cudit aktorja e njohur, zbulon bisedën me Ermal Mamaqin

Aktorja e njohur Eva Alikaj, gjatë një interviste televizive, ka deklaruar se i ka kërkuar Ermal Mamaqit, që të marrë pjesë në serialin e tij dhe ky i fundit e ka injoruar, duke i mbyllur telefonin.

Duke folur për vështirësitë që ka hasur në profesionin e saj pas rikthimit në Shqipëri, artistja zbuloi edhe një episod kur është refuzuar.

Ajo tregoi se Ermali i kishte mbyllur telefonin, kur e kishte kontaktuar për të marrë pjesë në projektin e tij. Në deklaratën e saj, Eva nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke e cilësuar me fjalët bossdhe miliarder. Ajo tha nder te tjera se ka respekt për atë si komedian por shtoi se nuk e di se çfarë bën ai tani.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*