‘U tmerruam, jemi shumë keq’ Fëmijë e gra shtatzëna drejt Anglisë me gomone, rrëfimi përlotës i emigrantes shqiptare

“Filluan dallgët, u tmerruam…jemi shumë keq…” 8 orë lundrim në mes të detit dhe 50 persona mbi një gomone 7 metra të gjatë, pasthirrma, frikë dhe disa të qara fëmijësh në sfond, ky zë i regjistruar nga aparati celular, do të na përfshijë në një rrugëtim 1-mujor mes sakrificash dhe rreziqesh të një emigranteje shqiptare, që për t’u larguar nga Shqipëria, zgjodhi rrugën ilegale dhe torturuese me gomone.

Etleva Kupsi,29 vjeçe, nga Peqini, rrëfen për mediat në një intervistë me gazetarin Ermal Qori, rrugëtimin ‘skllavërues’ së bashku me djalin e saj 9-vjeçar drejt Britanisë së Madhe.

“Kjo është një çmenduri dhe shpesh i kërkoj falje tim bir për egoizmin që kam treguar në gjithë këtë iniciativë për të shpëtuar veten vura në r.rezik jetën e tim biri dhe për këtë ndihem vërtet në faj, e pranoj”, tha ajo.

Sa e vështirë ishte të mos diktoheshit nga p.olicia dhe si i shmangnit ata?

-Për rreth një muaj aq herë sa provuam fatin për t’u nisur aq herë jemi ndaluar nga policia Franceze dhe për çudinë tonë herën e fundit që nuk kishim fare shpresë sepse ndiheshim të lodhur, rraskapitur. Herën e fundit u nisëm në orën 1:00 të mëngjesit më gomone, edhe atë rast gomonia nisi të fuste ujin brenda. Thjesht mund ta imagjinoni së si jemi tromaksur të gjithë në këtë rrugëtim, fëmijët sidomos. Pasi kaluam ujërat angleze, ishte p.olicia angleze ajo që na shpëtoi e na dërgoi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Si do e përshkruanit këtë eksperience?

-Një tmerr i vërtet! Askujt nuk ia sugjeroj të ndjekë rrugët ilegale, sidomos me gomone.

Keni patur ndonjë komunikim me instancat përkatëse për çështjet e emigracionit në vendin në të cilin ndodheni?

-Jam e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kam leje qëndrimi për dy vite derisa më pas të ndiqet çështja ime e azilit dhe me shpresë uroj të pajisem me dokumente të rregullta.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*