Vjen kthesa e madhe? Metorologia tregon kur merr fu nd “vala e të nxe htit në vjeshtë”: Nga nesër

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ne vijim.

Sipas metorologes së Metoalb, Lajda Porja nga dita e nesërme dhe në vijim, do të ketë rënie të temperaturave, sidomos në zonat e thella dhe malore.

“I gjithë gadishulli i Ballkanit është nën ndikimin e një qendre të presionit të lartë atmosferik. Vijon moti i kthjellët, intervale të gjata me diell pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore. Orët e pasdites do të kemi shfaqen e vranësira në zonat malore, por nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe ditën e nesërme. Edhe nesër Shqipëria mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët. Sa i përket tablosë termike, sot minimalet janë 8 gradë në Bulqizë, maksimale mbeten të larta deri në 29 gradë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*